15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

FSK organizon ceremoninë për “Epopenë e UÇK-së”

Me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj më datat 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm, sot Forca e Sigurisë së Kosovës nga ora 11:00, organizon  ceremoninë për manifestimin e  “Epopesë së  UÇK-së”, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në ora 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”,  do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve,  familja Jashari, veteranë të UÇK-ës, mysafirë të lartë, qytetarë etj.

Me këtë rast fjalime rasti do të mbajnë presidenti Hashim Thaçi, ministri  për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama  dhe një anëtar i familjes Jashari.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles