15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hahn letër Hoxhajt: Nuk ka anëtarësim pa u arritur marrëveshja obligative ligjore Kosovë-Serbi

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn ka ritheksuar se nuk do të ketë progres drejt anëtarësimit pa u arritur normalizimi i plotë dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes nënshkrimit të marrëveshjes obligative ligjore.

“Siç e kam theksuar edhe më herët, dialogu i ndërmjetësuar nga BE’ja mes Prishtinës dhe Beogradit është kyç për normalizim të qëndrueshëm të raporteve, në mënyrë që të dy vendet të shënojnë progres në rrugën e integrimit evropian. Kjo është bërë e qartë edhe në strategji, ku thuhet se dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje obligative ligjore mes dy vendeve”, ka shkruar Hahn në letrën për zëvendëskryeministrin Hoxhaj.

Po ashtu, në këtë letër Hahn ka theksuar se strategjia e re e për zgjerimin e Bashkimit Evropian përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe mbi të gjitha, mundëson anëtarësimin e të gjitha shteteve vec e vec në bazë të meritave nga reformat dhe përafrimi i politikave me BE-në.

Hahn ka bërë me dije që Bashkimi Evropian është i përkushtuar që t’i japë Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor perspektivë reale dhe të besueshme për anëtarësim në BE.

Këto deklarata Hahn i bëri në përgjigjen që i ktheu zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili i kishte dërguar komisionerit një letër duke qartësuar pozicionin e Kosovës në lidhje me strategjinë e re.

Hoxhaj kërkoi qasje të barabartë dhe gjithpërfshirëse në strategji për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, sikurse edhe një proces të drejtë të integrimit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles