16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Nëpërmjet IPK-së politika kontrollon Policinë

Problemet e Policisë së Kosovës pashmangshëm rrjedhin nga problemet e Inspektoratit Policor të Kosovës. Kjo, sipas zëvendësdrejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ndodh për shkak të interferimit të politikës në sistemin e drejtësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ai ka thënë që grupet e interesit dhe ato të politikës e ushtrojnë kontrollin në Policinë e Kosovës nëpërmjet Inspektoratit. Miftaraj ka folur edhe për ndikimin politik të përzgjedhjes se menaxherëve në IPK dhe ndryshimet e jashtëligjshme që, sipas tij, i ka bërë politika.

Për krejt skandalet që kanë ndodhur në Policinë e Kosovës, Miftaraj fajtor e bën IPK-në, e cila për këto vite ka amnistuar menaxherët e Policisë.

“Inspektorati Policor i Kosovës ishte themeluar në vitin 2008, si një mekanizëm i pavarur i kontrollit të punës së Policisë së Kosovës, respektivisht me kompetenca dhe përgjegjësi për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar veprat penale të kryera nga zyrtarët policorë pa dallim të gradës apo pozitës që ata mbajnë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles