16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti ka njerëz të infiltruar nëpër institucionet e Republikës?

Pas ndarjes së Vetëvendosjes në dy taborë, deri mbrëmë nuk ka pasur një përballje nga të dy anët. Glauk Konjufca dhe Dardan Molliqaj janë përballur ndërmjet vete në emision duke gjuajtur akuza te njëri-tjetri. Mirëpo, kjo përballje nuk i ka pëlqyer stafit organizativ të Vetëvendosjes.

Glauk Konjufca dhe Dardan Molliqaj ishin në Rubikon të KTV-së, të cilët kanë debatuar rreth asaj nëse VV mund të qëndrojë bashkë, Konjufca ka thënë që ka ende shpresë. Ai ka thënë që duhet “të ulemi e të bisedojmë” dhe të vijnë në një vendim që nëse është racional, do të duhej të vazhdojnë bashkë.

“Populli e ka vlerësuar fuqinë tonë dhe këtë e ka dëshmuar në zgjedhjet e fundit”, tha Konjufca.

Sa i përket vendimeve brenda partisë, Konjufca i ka thënë Molliqajt që Albin Kurti asnjëherë nuk ka marrë vendime pa bashkëpunëtorë në krejt karrierën politike dhe këtë e ka bërë gjithnjë edhe me Molliqajn.

“Nuk është në rregull që të fillohet konflikti në VV me kandidaturën e Kurtit. Kam pasur mospajtime si është menaxhuar organizata, kishte një ndarje përgjatë një viti”, tha Molliqaj, duke shtuar që dallimet e tij me Kurtin kanë qenë konceptuale.

Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë më tej se kryetari aktual i kësaj partie Albin Kurti ka dashur gjendje të jashtëzakonshme për të ardhur në pushtet. Ai ka shtuar se problemet në parti kishin nisur kohë më parë, në dallimet që fillimisht u shprehën në konceptin organizativ mes tij dhe Albin Kurtit.

Molliqaj, po ashtu, ka thënë se nga ana e aktivistëve që e donin Kurtin kryetar ka pasur sulme të njëanshme ndaj tij. Ai ka lexuar një listë kërkesash të Kurtit para disa viteve për organizimin në parti.

Ai ka thënë se Kurti ka kërkuar që të ketë njerëz të infiltruar nëpër institucionet e vendit që të informohej partia për zhvillimet e brendshme.

“Ai mendon që i ka disa vlera, por fjalitë e tij janë që thonë se vendimmarrja grupore është problem. Këtu kemi pajtueshmëri. Njeriu që më ka nxitë të bëjë gjëra ndryshe prej asaj që kemi menduar bashkë me Kurtin. ‘Ne s’mundemi të vijmë në pushtet pa një gjendje të jashtëzakonshme’, thotë Kurti. Pra Albini dëshiron gjendje të jashtëzakonshme për të ardhur në pushtet”, ka thënë Molliqaj. “Albini në tekstin e tij në asnjë moment nuk flet për demokratizimin e Vetëvendosjes”.

“Ky është problemi im. Unë kam dallim me Glaukun për shkak të përvojës së bashkëpunimit me Kurtin. E vërteta është që Albini pyet, por për të vërtetën absolute nuk pyet asgjë. Glauku i ka thënë Albinit që ideja jote për armik të brendshëm dhe të jashtëm e Dardanit dhe Stanishiqit nuk ka kuptim, dhe Albini jo vetëm që e ka thënë në krejt organizatën, e ka thënë edhe në emision publik pasi u bë kryetar i VV-së”, ka shtuar Molliqaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i partisë, Albin Kurti, dyshonte se kolegu partiak, Glauk Konjufca, është agjent i britanikëve.

Molliqaj ka thënë, në “Rubikon” të KTV-së, përballë Konjufcës, se Kurti mendonte se Konjufca po punonte për ndarjen e VV-së.

“Albin Kurti ka dyshuar që Glauk Konjufca mund ta ndajë Vetëvendosjen, sepse Ambasada britanike po do”, ka deklaruar Molliqaj.

“Dhe ka ardhur, më ka thënë mua, dhe Glauku është mirë ta pranojë. Unë kam qenë kundër ta takoj Glaukun për këtë çështje”, ka treguar ai.

“Ka ardhur Albini te unë, ka thënë: ‘E kam një informatë se Ambasada britanike po do ta çajë Vetëvendosjen përmes figurës së Glauk Konjufcës’”, ka thënë Molliqaj.

“Dhe, i kam thënë: Albin, mos u merr me këtë punë dhe mos e tako”, ka shtuar ai.

“Ai ka shkuar dhe e ka takuar Glaukun, dhe ia ka thënë Glaukut. Ky e ka kaluar lehtë. Ky mund të zgjedhë ta kalojë lehtë. Unë nuk e kaloj lehtë”, është shprehur Molliqaj.

Por, Konjufca ka mohuar pohimet e Molliqajt, duke thënë se e vërteta është ndryshe.

“Jo, s’më ka thënë kurrë Albin Kurti që kam diçka me britanikët”, ka thënë Konjufca.

“Më ka thënë krejt teknikisht, dhe ka qenë krejt pyetje korrekte”, është shprehur ai.

“Sa e mbaj mend muhabetin, ka qenë kryesisht në dimensionin, për shembull, me kë e keni vendosur që ti bash të shkosh në një aktivitet’”, ka theksuar Konjufca.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur sot rreth përçarjeve brenda partisë së tij.

Ai ka minimizuar pakënaqësitë e kolegut të tij, Dardan Molliqaj, me zhvillimet në parti.

Konjufca ka thënë se Molliqaj nuk mund të flasë për demokraci, teksa ia ka kujtuar atij rastin kur, vite më parë, kishte nxjerrë një qytetar dhunshëm në rrugë nga vetura e tij.

Ai, po ashtu, ka folur për atë që ai e ka quajtur “projekt” të Molliqajt, i konsideruar si udhëheqës i një grupi kundër Albin Kurtit në parti.

“Molliqaj, para një viti e gjysmë apo dy viteve, ka ardhur deri te një projekt”, ka thënë Konjufca.

“Deri te ky projekt ka ndikuar pakënaqësia e tij ndaj VV-së, Albinit”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, Molliqaj ka thënë që për herë të parë, Vetëvendosja nuk e ka lajmëruar debatin e tyre të sotëm në Facebook, gjë që kishte ndodhur gjithnjë më parë.

Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk i trajton të gjithë anëtarët njësoj. Ka raste kur ata edhe përjashtohen në promovime dhe aktivitete. Kështu sonte i ndodhi edhe me Shefin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është përjashtuar nga lista e Vetëvendosjes – për promovim të aktiviteteve të saj.

Ai dje ishte i ftuar si mysafir në një televizion, por njoftimin për këtë nuk e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, që menaxhon Sekretariatin për Media dhe Komunikim në këtë Lëvizje, e ka goditur deputetin Glauk Konjufca, i cili ishte mysafir në një debat në KTV, përballë Dardan Molliqajt, por për të cilin VV nuk ka bërë asnjë njoftim në faqen e vet, siç bën çdo herë.

Kurti, në një postim në Facebok, ka treguar se Sekretariati për Media vepron vetëm në bazë të rregullave të përcaktuara, dhe sipas saj njoftimet për pjesëmarrje në emisione i bëjnë vetëm atëherë kur ka koordinime.

“Sekretariati për Media dhe Komunikim është organ statutor dhe vepron sipas rregulloreve të përcaktuara demokratikisht. Më përpara ka pasur edhe momente kur ky Sekretariat është kontrolluar pa transparencë prej vullnetit dhe dëshirës së njerëzve të rëndësishëm por nuk do të jetë më kështu”.

“Ne postojmë njoftime për pjesëmarrje mediatike vetëm të emisioneve të cilat i koordinojmë. Ata që mendojnë se duhet shkelur rregulloret e statuti për të respektuar plane personale janë ata që sot po ankohen se mungon demokracia”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se kriza e Vetëvendosjes duhet të diskutohej përbrenda organeve të Lëvizjes.

“Mungesa e postimit për njoftim të emisionit është theksim i rëndësisë së organeve para studiove televizive. Ato hapësira preferojmë t’i përdorim për debate me pushtetin për hir të aq shumë temave të nevojshme. Të tilla kishte edhe sot. Mund t’i flasim edhe dallimet e brendshme në media por jo si premierë. Mbështetja e qytetarëve është shumë më e madhe sesa mbështetja që tregohet në fund të emisioneve”, ka shkruar Kurti.

Kurse, gjatë transmetimit të emisionit, Molliqaj ia ka përmendur disa herë Konjufcës faktin se pse VV nuk ka bërë njoftim për pjesëmarrje në emision.

“Për herë të parë, Vetëvendosja nuk e ka lajmëruar debatin e tyre të sotëm në Facebook, gjë që kishte ndodhur gjithnjë më parë”, ka thënë Molliqaj.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles