17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Aksident i rëndë në Llapushnik, vdes një 21 vjeçar

Një 21 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llapushnik në orët e para të mëngjesit.

Këtë e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Krasniqi ka thënë për lajmi.net se viktima është një 21 vjeçar, i cili ka shkaktuar vetëaksident.

“Një aksident ka ndodhur në Llapushnik, rrugës për Pejë. Një veturë me targa vendore me drejtuesin shqiptar/kosovar me inicialet A.Q me vitin e lindjes 1996 nga një fshat i Pejës. Ai ka shkaktuar vetaksident, ku ka marrë lëndime të rënda. Është dërguar në QKUK dhe atje ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi.

Aksidenti kishte ndodhur saktësisht në orën 02:40 të mëngjesit të sotëm.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes në trafik, sidomos gjatë ditëve të fundit ku në Kosovë ka mbretëruar mot i ligë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles