16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Probleme të reja për Demarkacionin

Partia e kryeministrit Haradinaj, AAK-ja, po e akuzon LDK-në se e ka ndryshuar tekstin e Marrëveshjes për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi duke e rrezikuar edhe më shumë miratimin e saj në Kuvend.

Nëse partia e ish-kryeministrit Isa Mustafa tërhiqet nga përkrahja për Demarkacionin s’ka kurrfarë shprese për plotësimin e këtij kushti të BE-së për liberalizimin e vizave.

Koalicioni qeverisës ndonëse vazhdon të mos i ketë votat e mjaftueshme për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, partia e kryeministrit Ramush Haradinaj AAK-ja tashmë ka acaruar raportet edhe me partinë opozitare LDK-në, e cila doli në mbështetje të Demarkacionit, shkruan”Zëri”.

Pas dështimit të tretë për ta ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit, AAK-ja akuzoi LDK-në për shtrembërim të marrëveshjes së arritur mes partive politike. E tërë përplasja e tyre u fokusua në një pikë të Nenit 3, ku AAK-ja po kërkon që raporti i Komisionit për Shënimin e Kufirit të jetë në pikën 1.2 (siç ka qenë sipas tyre), ndërkohë që në dokumentin të cilin ka publikuar LDK-ja ky raport është vendosur në një pikë të veçantë (2) të këtij neni. Si rrjedhojë e kësaj, përfaqësuesit e AAK-së kanë bërë të ditur se tashmë e kanë stopuar këtë marrëveshje.

Ndërkohë, përfaqësuesit e PDK-së kanë bërë thirrje që të lihen anash këto dallime dhe të votohet Demarkacioni.

E përderisa AAK-ja ka paralajmëruar se çdo gjë mund të kthehet në pikën zero analistët politikë nuk kanë përjashtuar një skenar të tillë.

Sipas tyre, kryeministri nuk duhet të merret me këto ndryshime, të cilat mund të çojnë drejt një dështimi final.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles