3.1 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

spot_img

Molliqaj: Albin Kurti dyshonte se Glauk Konjufca me britanikët donte ta ndante VV-në

Ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka akuzuar kreun e kësaj partie Albin Kurti, se ka pasur dyshime mbi nënkryetarin e këtij subjekti politik Glauk Konjufca, se ka pasur për qëllim ndarjen e VV-së.

Këto akuza, Molliqaj i ka bërë në emisionin “Rubikon” të KTV-së përballë Konjufcës.

“Ka ardhë Albini dhe ka thënë se e ka një informatë se ambasada Britanike po don ta çajë Vetëvendosjen përmes Glauk Konjufcën”, tha Molliqaj.

Pas kësaj akuze, fjalën e ka marrë Konjufca i cili u shpreh i painformuar lidhur me këtë çështje.

“Jo nuk me ka thënë kurrë Albin Kurti se kam diçka të përbashkët me britanikët”, u shpreh Konjufca.

Çarjet në Vetëvendosje, filluan me publikimin e një bisede virtuale ndërmjet zyrtarëve të këtij subjekti politik, ku në një rast është ofenduar edhe lideri i VV-së Albin Kurti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles