3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Vuçiq: Besojmë në arritjen e një kompromisi të shpejtë mbi Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel përderisa po zhvillon vizitën e tij në Gjermani.

Vuçiq gjatë një konferencë për media ka thënë se është duke pritur me padurim ndikimin politik të Gjermanisë. Ai gjithashtu ka përkujtuar rolin e kancelares gjermane në vitin 2015, kur Kroacia impononte sanksione ndaj Serbisë përballë një krize emigrimi.

Gjithashtu Vuçiq ka deklaruar  se beson në arritjen e një zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë për Kosovën.

“Shpresojmë në një kompromis mbi Kosovën”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Vuçiq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se presin mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel, të cilën ajo e kishte deri më tani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles