Drita është lider i Superligës pas xhiros së 20, me pikë të barabarta me Prishtinën, pasi e mposhti 1-0 në udhëtim Llapin, një tjetër skuadër që kishte rastin të merrte kryesimin.
Drita ka bërë befasinë në xhiron e 20 në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur në udhëtim 1-0 Llapin, për të shkuar në krye të tabelës me 36 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Prishtina pas barazimit me Vëllaznimin.
Golin e tri pikëve e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 48’të.
Pas kësaj humbje, Llapi mbetet në pozitën e tretë me 34 pikë të grumbulluara.
Në xhiron e 20, tri pikë i ka rrëmbyer edhe Gjilani, që e mposhti 1-0 Lirinë, për shkuar në kuotën e 32 pikëve, që pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa Liria me 31 pikë zbret në pozitën e shtatë.