8 C
New York
Thursday, November 26, 2026

Buy now

spot_img

Shtyhet përsëri seanca e Kuvendit, s’ka kuorum

Seanca e shtyrë që nga mbrëmë për ditën e sotme, prap nuk ka arritur të mbahet.

Kjo pasi deputetët po vazhdojnë të bojkotojnë seancat plenare në Kuvend, shkruan lajmi.net

Seanca e sotme pritet të vazhdojë ditën e marte nga ora 10:00, ku do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Pas vendimit për shtyerjen e seancës kryesuesi, Xhavit Haliti ka pasur një debat me kolegun e tij të partisë, Nait Hasanin.

Atë e ka kërcënuar edhe me heqjen e mëditjes.

“Ku Nait, s’ka – nëse Komisioni Verifikues shkon atëherë nuk ka me e marrë asnjë benificion dhe ka me u penalizu me mëditje. Na kemi seancë, nuk na intereson asnjë sen tjetër. Qekjo osht puna jonë,” ka thënë Haliti gjatë përmbylljes së seances.

Ndryshe, organizatat që monitrojnë punën e Kuvendit kanë kiritkuar shumë herë deputetët që nuk po marrin pjesë në seanca.

Madje ditë më parë, Kryesia kishte vendosur që t’ua ndalojë deputetëve udhëtimet jashtë vendit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles