12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Media serbe e vë në pikëpyetje rinjohjen e Kosovës nga Guineja- Bisao

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli para dy ditësh në emisionin Rubikon të KTV-së tregoi një notë nga Guineja – Bisao, me të cilin , pati thënë ai në këtë emision, ky shtet afrikan e ka rikthyer njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por sot, gazeta online e Beogradit “veçernje novosti”, në një shkrim të vetin është përpjekur ta përgënjeshtrojë ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollin lidhur me këtë notë dhe konfirmimin e saj për shtetësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ky dokument, sipas këtij portali, të cilin e ka dërguar Ministria e Punëve të Jashtme e Guinesë –Bisao, nuk ka nënshkrim të ministrit dhe sipas tij, duhet pyetur nëse ai është i vlefshëm.

Gjithnjë sipas “novostit”, kjo ministri e këtij vendi nuk është kompetente të marrë vendime të kësaj natyre ndërsa që njoftimi është bërë në gjuhën portugeze që nuk është e zakonshme. Nota, thotë portali serb, që ka arritur në Prishtinë mban datën 24 janar, ndërsa kryeministri i këtij vendi Umaro Sisoko Embalo (ka qëndruar në Beograd gjatë muajit nëntor) në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike ka dhënë dorëheqje një javë para kësaj.

Meqë pardje, me dekretin e kryetarit është emëruar kryeministri i ri Augusto Artur da Silva, detyra e parë e të cilit është organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare, vendimi më i ri për njohjen e Kosovës, gjykon portali, është bërë në vakuumin politik dhe kështu vihet në pikëpyetje legaliteti i saj, përcjell Koha.net.

Gunieja Bisao është në regjistrin e vendeve që e ka njohur Kosovën që nga viti 2011. Embalo në Beograd ka përgënjeshtruar që njohja të ketë ndodhur vërtet duke thënë se nuk ka parë asnjë dokument që dëshmon për të dhe, sipas “novostit”, ai shtuar se vendi i tij përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Disa ditë pas kësaj deklarate, nga Bisoa ka ardhur informata se vendimi i vitit 2011 për njohje të Kosovës është tërhequr dhe për këtë ishte njoftuar Prishtina. Medium serb i cituar pret që qëndrimi përfundimtar i këtij vendi për statusin e Kosovës të qartësohet pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles