10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

VV do ta mbështes shfuqizimin e Speciales nëse jep dorëheqje Thaçi!

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të kushtëzoi shfuqizimin e Gjykatës Speciale me dorëheqjen e Presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së Glauk Konjufca  në një debat publik të organizuar nga “Kosovo 2.0” ku po diskutohet lidhur me sfidat e Gjykatës Speciale.

Ai tha se çështjen e shfuqizimit të speciales do ta rishikojnë vetëm atëherë kur Presidenti Thaçi të jap dorëheqje nga pozita e tij.

“Në qoftesë presidenti Hashim Thaçi jep dorëheqje dhe thotë unë po jap dorëheqje sepse kom gabu 2015 për punën e Speciales dhe tash jam kundër saj, edhe atëherë VV mendohet se a e ka seriozisht”, tha Konjufca.

Pjesë e këtij diskutimi të hapur ku po merr pjesë edhe prokurorja Drita Hajdari, drejtorin e Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj dhe këshilltarin e Ministrit të Drejtësisë, Altin Ademi, shefi i GP të VV-së ka deklaruar se ka qenë i informuar paraprakisht informata paraprake rreth asaj çfarë ishte planifikuar të ndodhte në natën e 22 dhjetorit të vitit të kaluar, kur u tentua shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

“Unë e kam ditur para një jave se çka do të ndodhë me 22 dhjetor, këtë ma ka treguar një ministër emrin e të cilit nuk dua ta bëjë të ditur për arsye konfidenciale”, ka deklaruar Konjufca para të pranishmëve.

Raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë mund të përkeqësohen ndjeshëm, në rast se institucionet vendosin të shfuqizojnë Ligjin për Gjykatës Speciale, përkatësisht Dhomat e Specializuara, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles