8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha takon ideatorin e Brexit-it! /FOTO

Nigel Farage ishte ndër emrat më të përfolur para dy vjetësh jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë. Ai u bë sinonim i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ishte ideatori kryesor.

Farage bashkë me të tjerët, që sot e drejtojnë qeverinë britanike, pati nisur fushatën e gjatë për daljen nga BE-ja e cila më pas u quajt BREXIT (Britania Exit).

Ndërkohë, Farage sot në Vjenë është takuar me një ministre që angazhohet fuqishëm që shteti i saj të bëhet anëtare e BE-së. Bëhet fjalë për Dhurata Hoxhën, ministren kosovare të Integrimit Evropian.

Ministrja Hoxha në një postim në Twitter ndjehet e lumtur që e ka takuar Farage-n, i cili vazhdon të jetë anëtar i Parlamentit Evropian.

“Në Vjenë gjithashtu takova edhe eurodeputetin Nigel Farage. Bisedova më të për Kosovën dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe”, ka shkruar ministrja në llogarinë e saj në Twitter.

 

autor

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles