12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dështojnë zgjedhjet për kryetar të Federatës Italiane të Futbollit

Asambleja zgjedhore e Federatës Italiane të Futbollit nuk arriti të zgjedh kryetarin e ri të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC)

Tre kandidatë ishin në garë për kryetar të FIGC, por edhe pse një prej tyre u eliminua dhe shkoi gjithçka në balotazh, delegatët nuk mundën dot të zgjedhin një fitues në një zhvillim të paprecedent.

Deri në votimin e katërt për FIGC, asnjë prej 3 kandidatëve nuk kishte marrë 50% +1 të votave që duheshin për president. Kështu u vendos eliminimi i Damiano Tomazit dhe balotazhi mes dy kandidatëve më të votuar, Kozimo Sibilia dhe Gabriele Gravina.

Për të pasur një fitues real, kandidatët duhet të fitonin maxhorancën absolute të votave të vlefshme dhe në këtë pikë topi kaloi tek shoqata e futbollistëve.

Në orën e fundit dështoi edhe hipoteza e një pakti mes Sibilia dhe Gravina, pasi futbollistët votuan për një skedë të bardhë dhe pa emra. 275 delegatët që u mblodhën kështu në asamblenë e FIGC nuk zgjodhën dot një president.

Nuk mjaftuan për këtë, 3 votime dhe një balotazh. Kështu brenda 48 orëve, KONI, Komiteti Olimpik Italian do të emërojë një president me rolin e komisarit, dhe të dhënat e fundit çojnë drejt një emri, Giovanni Malago.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles