9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mësimdhënësit javën e ardhshme marrin vendimin për grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës para disa ditësh ka paralajmëruar ndërprerje të procesit mësimor nëse përgjigjet e mësimdhënësve përmes formularëve të shpërndarë aprovojnë shkuarjen në grevë.
Kërkesa e SBASHK-ut e cila është paraqitur edhe në formularët e shpërndarë nëpër shkolla është rritja e pagës prej 4 përqind të pagës së kryeministrit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha për Indeksonline se në momentin kur procesi i mbledhjes së formularëve të përfundoj do të thirret mbledhja e Këshillit drejtues të SBASHK-ut dhe do të vendoset për hapin e mëtejshëm.

“Kanë nisur ardhjet e para, janë zhvillu debate dhe diskutime në shkolla dhe besoj se ka gjysma e javës tjetër ky proces të përfundoj tërësisht. Edhe unë pastaj kam autorizim të thërras Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, që janë përfaqësuesit e të gjitha komunave dhe universiteteve, edhe në bazë të analizave të formularëve dhe në bazë të qëndrimeve të anëtarësisë do të vendosim se çfarë të bëjmë tutje”, tha Jashari.

Sipas Jasharit ata janë të matur me kërkesat e tyre dhe në bashkëpunim me qeverinë po mundohen që t’i zgjidhin problemet, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh do të merren hapa tjerë.

“Ne zakonisht jemi të matur në fillim dhe ne vazhdimisht jemi në dialog me qeverinë dhe po mundohemi t’i tejkalojmë problemet. Por nëse nuk ka rezultate Këshilli Drejtues është ai që vendos çfarë tutje, po them për çështjen e pagave e kemi marrëveshjen në kuadër të BSPK-së që të veprojmë ashtu siç vendoset.

Kurse për çështjet e arsimit drejtpërdrejt do t’i kemi ne kompetencat dhe do të angazhohemi edhe në forma tjera që t’i realizojmë qëllime tona”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, procesi i shpërndarjes së formularëve për mësimdhënësit ka nisur në fillim të gjysmëvjetorit të dytë kurse në mes të javës së ardhshme pritet që formularët të mblidhen dhe të merret një vendim rreth grevës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles