19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Respektojeni semaforin, këto janë dënimet me ligjin e ri

Nga 1 janari ka hyrë në fuqi ligji i ri për kundërvajtje në trafik. Sipas këtij ligji, që Indeksonline kishte raportuar në dhjetor, Policia e Kosovës tani do të shqiptoi gjobat për personat fizik deri në 500 euro ndërsa për personat juridik deri në 1 000 euro, dhe jo si në të kaluarën, ku Policia ka shqiptuar gjobë deri në 60 euro në vendngjarje ndërsa për gjobat më të larta dosjet i kishte dërguar në Gjykatë.

Sipas Ligjit për Kundërvajtje, për gjobat e shqiptuara nga organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe nga Policia e Kosovës, kundërvajtësit mund ta bëjnë kundërshtimin pranë Komisionit për Vendosje.

Gjithnjë sipas Ligjit për Kundërvajtje nëse kundërvajtësit të cilit i është shqiptuar gjoba, e bënë pagesën brenda afatit të caktuar, kundërvajtësit do të paguajnë vetëm 50% të shumës së gjobës së shqiptuar, si një stimulim për kundërvajtësit që të paguajnë gjobat.

Në këtë ligj janë disa nene ku secila kundërvajtje ka dënimin e paraparë. Vetëm për mos respektim të semaforit, shoferi do të gjobitet 150 euro, do t’i hiqen tre pikë nga patenta dhe do t’i konfiskohet ajo për  tre muaj.

Gjoba me ligjin e ri parashihen edhe për këmbësorët që nuk e respektojnë semaforin. Të gjithë ata këmbësor që futen në të kuqen në semafor do të gjobiten 20 euro nga policia rrugore.

Po ashtu sipas këtij ligji për kundërvajtësit që nuk e paguajnë gjobën në afatin e paraparë dhe nuk ushtrojnë ankesë është paraparë që rastet e tilla të procedohen në procedurën e përmbarimit d.m.th organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe Policia e Kosovës inicion përmbarimin nga Përmbaruesit Privat.

Policia ka nisur implementimin e këtij ligji, andaj iu bënë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles