24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kulla e Jasharëve rrezikon të shembet

Kulla e Jasharëve në Prekaz ka filluar të shembet, për shkak të mungesës së kujdesit nga shteti.

Vizitorët thonë se shteti duhet të investojë më shumë në këtë kompleks. Ndërsa ciceroni i Kompleksit bën të ditur se projekti për Kullën e Jasharëve është gati, porse Qeveria duhet t’i ndajë mjetet financiare për rinovim.

Kullën dhe shtëpitë e Jasharëve në Prekaz, sikurse shumë memoriale dhe komplekse të varrezave të dëshmorëve, shteti i ka lënë krejtësisht në harresë dhe për mungesë të përkujdesjes ato tani kanë filluar të shkatërrohen, madje edhe të shemben.

Vizitorët nga të gjitha anët e vendit dhe nga trojet shqiptare, thonë se shteti duhet të investojë më shumë në këtë kompleks sepse nëse lihet kështu rrezikohet te humbet edhe kjo histori, raporton televizioni publik.

Projekti për rregullimin e Kullës së Jasharëve është gati, thotë ciceroni Ilaz Halimi. Sipas tij, sivjet pritet që Qeveria e Kosovës t’i ndajë mjetet financiare për renovim të Kullës.

Në Kosovë janë 109 asete të trashëgimisë kulturore të cilat janë në rrezik të lartë. Ky rezultat del nga hulumtimi në terren i Fondacionit kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.

Nga ky hulumtim del se nga dhjetori i viti 2016, 9 -të ndërtesa kanë humbur, ndërsa 11 të tjera i janë shtuar listës “Trashëgimia në rrezik”. Ndërkohë, vetëm 7 asete janë shpëtuar

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles