5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

A do të marrin vizë amerikane Thaçi, Haradinaj dhe Veseli?

Gazeta e afërt me disa zyrtarë të lartë të PDK-së, Express, raporton se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë ftesë për Lutjet e Mëngjesit që më 4 shkurt mbahen në Uashington.

Sipas kësaj gazete, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli kanë marrë ftesa për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington. Kryetari i PDK’së është duke “koordinuar” vizitën. Ramush Haradinaj, e ka të pasigurt për shkak të mungesës së vizës edhe pse thotë se ende është në procedurë. Nuk dihet ende nëse atje është ftuar edhe Hashim Thaçi. Në fakt, kjo vizitë do të jetë edhe një test tjetër për tre liderët e Kosovës, të cilët janë duke vazhduar iniciativën për ta zhbërë Gjykatën Speciale.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli kanë marrë ftesa zyrtare për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit që mbahen më 4 shkurt në Washington.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Qeverisë dhe të Kuvendit.  Në Presidencë nuk kanë folur nëse ka ftesë edhe Hashim Thaçi për të shkuar në Amerikë. Kanë thënë se do të japin përgjigje të martën e ardhshme.

“Po, kryeministri ka marrë ftesë. Ai është i ftuar që të marrë pjesë e kjo mbahet në shkurt”, ka thënë Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi për Express.

E ftesë për pjesëmarrje në këtë ceremoni tashmë ka marrë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ftesa tashmë gjendet në duart e Veselit, bën të ditur Express.

Zyrtarë nga kabineti i Veselit nuk e shohin problem pajisjen me vizë amerikane. Thotë se kryetari Veseli çdo herë është pajisë me bizë. Sipas tyre Kadri Veseli po i shqyrton mundësitë për pjesëmarrje në këtë ceremoni.

“Kryetari Veseli çdo here është pajis me vizë amerikane. Bile siç e dini është i vetmi lider nga Kosova që ka takuar presidentin amerikan Donald Trump. Sa i përket vizitës për lutjet e mëngjesit, kryetari ka pranuar ftesën dhe sa i përket pjesëmarrjes, do të ketë koordinim me agjendën e paracaktuar”, kanë thënë për Express nga kabineti i kryetarit Veseli.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse presidenti Hashim Thaçi ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrës në këtë cermenoni. Nga zyra e Thaçit i kanë thënë Express’it se për këtë punë do të japin përgjigje të martën.

Lutjet e Mëngjesit do të jenë një test i Amerikës për tre liderët e Kosovës, Thaçin, Veselin e Haradinajn, të cilët po vazhdojnë iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sidoqoftë, çdo vit bëhet një garë e heshtur midis politikanëve ballkanikë se kush do të ftohet në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, një ngjarje e organizuar nga dy partitë në Kongresin Amerikan ku merr pjesë edhe presidenti Trump.

Vitin e kaluar, pikërisht në këtë kohë, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita, kishte bërë të ditur se ajo bashkë me familjen kishin marrë vizat për të udhëtuar drejtë ShBA’ve për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit e cila për çdo vit organizohet në Uashington nga Kongresi Amerikan. Por në atë kohë, Ramush Haradinaj, në cilësinë e kreut të AAK’së, nuk kishte mundur të jetë pjesëmarrës ngase po mbahej në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga ana e Serbisë.

Sot Haradinaj gjendet në liri, por gjasat që ai në cilësinë e kryeministrit të vendit ta përfaqësojë Kosovën në Uashington nuk janë të mëdha. Ai është në pritje të vizës nga ana e Ambasadës Amerikane. Ndonëse mediat vendore kanë raportuar se e njëjta i është refuzuar atij nga ana e ambasadës.

Por, ka qenë vet kryeministri Haradinaj i cili mbrëmë pas mesnatës në një postim në facebook ka shkruar se është në pritje të procedurave për marrjen e vizës për të udhëtuar drejtë ShBA’së.

Lajmi.net ka raportuar mbrëmë se kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane.

 

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles