18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti u thotë ambasadorëve se Specialja zhbëhet përmes nismës së Kryeministrit

Vetëvendosje nuk u ka dhënë përgjigje të qartë nëse do të votojë pro apo kundër, por vetëm kanë thënë se do të përcjellin me vëmendje procesin. Ambasadorët, ndërkaq, kanë thënë se nuk do të shkojnë në pushime për t’i përcjellë zhvillimet lidhur me Specialen.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Dje pasdite, në selinë qendrore në Prishtinë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kandidati për kryetar, Albin Kurti, me nënkryetaren, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Ruairí O’Connell, kurse me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, priti ambasadorin e Francës, z. Didier Chabert.

Në këto takime u diskutua për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Të dy ambasadorët shprehën brengosjen e tyre të thellë për këtë mundësi.

Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend.

Përfaqësuesit e Lëvizjes thanë që VETËVENDOSJE! do ta përcjell me shumë vëmendje këtë proces dhe se Kryesia me Grupin Parlamentar do t’i diskutojnë të gjitha elementet për ta marrë vendimin e duhur në kohën e duhur.

Të dy ambasadorët treguan që gjatë muajit janar nuk do të marrin pushime dhe do të qëndrojnë tërë kohën në Kosovë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles