15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Cili është ndryshimi për vizat e punës nga 1 Janar 2018?

Është padyshim një ndër pyetjet kryesore që ju na keni shkruar në mesazhe se cilat janë ndryshimet që janë bërë në procedurat për të aplikuar për një vizë pune prej dates 1 janar 2018. Ne deri më sot nuk ju kemi dhënë përgjigje për shkak se Ambasada nuk ka patur një komunikim zyrtarë dhe akoma nuk ka, por ky informacion vjen nga punonjës të brendshëm të Ambasadës.

Ne u interesuam dhe ndryshimi qe ishte pas 1 janar 2018 në kontratat e punës ishte që ato nuk kanë më nevojë që të dërgohen në Zyren Federale të punësimit në Gjermani e cila ishte përgjegjëse për kontratat e punës për shqiptarët që jetojne në Shqiperi Kosovë dhe Maqedoni dhe pasi merrni kontratën nga pronari në Gjermani, aplikoni me të drejtpërdrejtë në Ambasadën Gjermane. Më parë ka qenë procedura që pasi ju të merrni një kontrateë pune në Gjermani, ateëherë këtë kontratë pronari juaj i ardhshëm duhet të conte atë në zyren Federale të Emigracionit në Gjermani, një procedure që zgjaste rreth 4 javë, dhe pasi të merrni konfirmimin aty, atëherë ju vazhdoni me aplikimet në Ambasada. Shumë shqiptarë janë skualifikuar meë parë prej kesaj procedure pasi nuk kanë patur informacionin e duhur për të bërë këtë. Tashmë është bërë një lehtësirë shumë e madhe për shqiptarët pasi nuk është më e nevojshme që të marrin lejën, pasi mund të merrni kontraten dhe më pas me atë kontrate origjinale ju mund të aplikoni në ambasade drejpërdrejtë. Sic kemi shkruar më sipër, ky informacion ka ardhur prej punonjësve të Ambasades Gjermane në rrugë jo zyrtare, pasi akoma nuk ka një deklaratë zyrtare nga Ambasada Gjermane.

Ne ju sugjerojmë që të shkoni vetë personalisht, nëse keni një termin të percaktuar për vitin 2018, dhe te pyesni sportelistin e jashtëm të Ambasades Gjermane dhe ato do t’iu konfirmojnë kete gje.

Ky është patjetër një lehtësim shumë i madh, pasi shumë shqiptarë kanë siguruar kontratën e punës dhe nuk kanë arritur që ta kryejnë këtë procedurë vetëm prej këtij ligji në vitet e kaluara.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles