15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

EU observer: Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale

Mediet e huaja po vazhdojnë të merren me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale në Kosovë. EU Observer, një medium i pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Evropian, i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT-it, që u publikua mbrëmë si ultimatum kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Aty përmenden edhe kundërshtimet e Presidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se pikërisht ata dy do të përballen me aktakuza.
“Daut Haradinaj dhe Thaçi, të dy ish-komandantë të UÇK-së pritet të ballafaqohen me raste në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar të Kosovës” shkruan EU Observer, ku theksohet se me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës po rrezikohet e ardhmja evropiane e Kosovës.

Më pas në shkrim thuhet se BE-ja e ka krijuar Gjykatën Speciale për t’i trajtuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK-së që kanë qenë të involvuar në trafikim organesh të të burgosurve serbë në luftën e Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Eu Observer ka transmetuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj, gjatë vizitës së djeshme në Gjakovë, ku tha se ka qenë kundër Gjykatës derisa ka qenë në opozitë dhe se është kundër edhe tani.

“Vëllai i tij, Daut Haradinaj, një deputet, ka shkuar edhe më tej duke thënë javën e kaluar se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do ta aktivizojnë ish-guerilen e UÇK-së”, shkruan EU Observer.

Po ashtu, aty përmendet edhe Presidenti Hashim Thaçi, si pjesë e kësaj përpjekjeje dhe vendimi i tij për të falur vëllezërit Kiqina e Ramadani.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles