1.1 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti: Miratimi i Demarkacionit është i pashmangshëm

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, edhe më tutje vazhdon të këmbëngul se miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi është i pashmangshëm.

Sipas tij, pa i siguruar votat e mjaftueshme Demarkacioni nuk duhet të dërgohet në Kuvend.

Haliti për “Zërin” tha se për Demarkacion po presin vendimin e Komisionit për Punë të Jashtme. Por, ai edhe një herë ka bërë thirrje që nëse nuk ka vota për t’u kaluar kjo çështje të mos shkojë në votim.

“Po presim Komisionin, nëse e kalon Komisioni, Demarkacioni vjen në Kryesi dhe Kryesia do ta caktojë datën. Por, unë mbetem tek ajo që kam thënë më herët, që nëse Demarkacioni nuk i ka votat për t’u votuar dhe për t’u kaluar si problem, atëherë është më mirë të mos futet në votim, sepse nëse s’i kemi votat për ta kaluar dhe e çojnë në votim ne bëjmë një gabim tepër të madh”, ka thënë ai.

Haliti këtë çështje e konsideron të përfunduar, pasi tha se Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësues të popullit kosovarë.

Sipas tij, Kosova bën mirë ta pranojë këtë marrëveshje në mënyrë që të mos i prishë marrëdhëniet me Malin e Zi.

“Ministri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm e kanë nënshkruar Marrëveshjen në emër të Kosovës dhe në prezencë të ndërkombëtarëve. Nëse është vendosur firma në emër të shtetit dhe nëse ke pasur autoritet, atëherë kjo çështje është e përfunduar. Tani Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe kur e kemi këtë parasysh interesi i Kosovës është që me Malin e Zi t’i kemi raportet e mira dhe jo të futemi në spektrin e konflikteve”, tha Haliti.

Në favor të përmbylljes së vendimmarrjes rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruar qysh në gusht të vitit 2015, shprehen edhe deputetët, të cilët nuk e përjashtojnë as mundësinë që ratifikimi të dështojë. Por, sipas tyre, me rëndësi është që çështja të mos mbetet më pezull dhe ta marrë një përgjigje nga Kuvendi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles