17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

A po e amniston edhe prokurorja Nazim Sahitin për rrahjen e Agron Mustafës?

Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti nuk ka marrë asnjë sanksion disiplinor, për grushtet që ai dhe kolegu i tij Avni Berisha i dhanë në qendër të Prishtinës, në pikë të ditës, drejtorit të VALA’s Agron Mustafës. Për dallim nga shefi, ndëshkim ka marrë vetëm vartësi i tij Avni Berisha. Prokurorja e rastit thotë se Sahiti madje nuk është as duke u hetuar duke përjashtuar mundësinë që ai do të mund të ndikojë në procesin e hetimeve. Por, sjellja e Sahitit dëshmon të kundërtën. Ditën e sulmit, u raportua se ai provoi të zhduk video xhirimet që regjistruan përleshjen  me Agron Mustafën.

Drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahitit ende nuk i është shqiptuar ndonjë masë ndëshkimore, pasi ai dhe kolegu i tij, Avni Berisha u përfshinë në një përleshje me drejtorin menaxhues të PTK-së, Agron Mustafën të shtunën e fundit të 2017’tës.

Policia e Kosovës menjëherë pas ngjarjes, njoftoi se ka suspenduar policin Avni Berisha, por amnistoi të përfshirin tjetër në këtë rast, Nazim Sahitin. Edhe pas gati një jave, Inspektorati Policor nuk ka njoftuar se ka ndërmarrë ndonjë masë disiplinore ndaj këtij të fundit.

As Prokurorja e rastit, Rukije Shasivari nuk e ka parë të udhës të kërkojë nga Policia e Kosovës suspendimin e policit Nazim Sahiti, ndonëse këtë ia lejon ligji.

Ajo, të enjten, ka thënë për Gazetën Express se Sahiti nuk do të mund të ndikojë në hetimet që po zhvillohen ndaj tij dhe kolegut Avni Berishës, pavarësisht pozitës së lartë që mban ai në Policinë e Kosovës, si drejtor i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.

“Mendoj se nuk mundet me ndiku në hetime, ne i kemi ndërmarrë disa veprime hetimore, kemi me marrë edhe tjera, mirëpo ai nuk është që ndikon për momentin, për këtë edhe nuk kam kërkuar ndonjë masë për të”, ka thënë Shasivari për Express.

Ditën e përleshjes, mediat raportuan se Nazim Sahiti ka tentuar të fshijë të gjitha xhirimet e kamerave në rrugën që shtrihet nga Mamunia Bar deri te Anex në kryeyqtet , ku ai dhe Avni Berisha sulmuan Mustafën, me ç’rast i shkaktuan edhe disa lëndime të lehta trupore.

Sipas prokurores aktualisht i dyshuar i vetëm është polici Avni Berisha, duke mos dhënë detaje për rolin e policit Nazim Sahiti në rrahje.

“Për momentin i dyshuar është vetëm Avni Berisha, e për Nazim Sahitin do të presim të kryhen veprimet hetimore sepse nuk është mirë që gjithçka të del në media. Tash për detajet për rrahjen, për shkak të hetimeve nuk kisha fol. Kur të kryhen veprimet hetimore do të del gjithçka me kohë”, ka thënë prokurorja Shasivari.

Ndërkohë Gazeta Express ka pyetur përmes postës elektronike edhe Zyrën e Inspektoratit Policor të Kosovës, nëse ka kërkuar shqiptimin e ndonjë masë disiplinore ndaj Sahitit, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Zëdhënësi i Inspektoratit, Arbër Beka ka sqaruar për Express përmes telefonit se masa ndëshkimore mund të kërkohet nga Inspektorati Policor dhe Prokurori i rastit, nëse këta vlerësojnë se polici mund të ndikoj në hetime.

Sa herë që hetuesi ose prokurori i rastit sipas detyrës zyrtare e çmon që ai mundet me pengu në hetime, fillimisht prokurori i thotë IPK’së dhe IPK i rekomandon drejtorit masën ndëshkimore, ka thënë Beka.

“Suspendimi nuk është masë ndëshkimore, është masë administrative, me ligj të inspektoratit është e paraparë që në qoftë se çmohet që zyrtari policor që është duke u hetuar prej IPK’së, me prezencën e tij në vendin e punës mund të ndikoj në proces të hetimeve ose me pengu në çfarëdo mënyre, IPK’ja me ligj e ka të paraparë që t’i rekomandojë Drejtorit të Përgjithshëm transferimin, suspendimin, ose ndonjë masë tjetër, veç për shkak të mbarëvajtjes së procedurës hetimore, edhe i rekomandon drejtorit të përgjithshëm të Policisë” ka thënë Beka për Gazetën Express.

Ai ka shtuar se nuk ka ndodhë asnjëherë që rekomandimi i IPK’së të kthehet mbrapa ose të mospërfilljet.

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ishte sulmuar fizikisht me 30 dhjetor nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë. Sulmuesit e Agron Mustafës menjëherë ishin identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e publikuara në media shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s.

Pamjet vizuale të lokale përreth kishin përgënjeshtruar deklaratën e Sahitit në media, i cili kishte thënë se nuk kishte pas grushtim mes tyre. Ndërkohë që Mustafa ka deklaruar se nuk i dinë arsyet që quan dy policët ta sulojnë atë fizikisht, shkruan Gazeta Express

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles