17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Fehmi Ferati jep një propozim interesant për partinë e tij, Vetëvendosjen

Ish kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga Lëvizje Vetëvendosje, Fehmi Ferati ka dhënë një ide të re për udhëheqësinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ferati ka përmendur udhëheqje partishë në Evropë nga dy kryetarë, duke e permendur si alternativë të duhur për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Feratit, kjo praktike do të ishte formulë kundër zhgënjimit të elektoratit të VV-së.

“Riorganizimi më i keq që mundet të ndodhë në VV deri në kapërcimin e krizës!
Me qëllim të përfaqësimit më të gjerë të fraksioneve (jo formale: realistëve dhe idealistëve/ fundamentalistëve) brenda partive si dhe të një përfaqësimi të drejt gjinor, dy parti parlamentare në Gjermani, Partia e te Gjelbërve (Die Gruenen) si dhe Partia e Majtë (Die Linke) qe disa vite praktikojnë të udhëhiqen nga dy kryesues (kryetar) te partive si dhe nga dy kryesues (kryetar) te grupeve te tyre parlamentare ne Bundestag. A do të duhej ndoshta që edhe VV të lëvizi nga praktika e deritashme e udhëheqjes dhe gjetjes së konsensusit ekskluziv për funksionimin dhe duke mos zhgënjyer elektoratin deri në rehabilitimin e brendshëm?!
Mbetet të ripërsëritet se “nuk ka babë ka vetëm ide” duke mos harruar kush e solli idenë!
PS.
(Kryetaret e Partisë se Gjelbër (Die Gruenen) janë Cem Özdemir dhe Simone Peter ndersa kryetaret e grupit te saj parlamentar ne Bundestag jane Katrin Göring-Eckardt dhe Anton Hofreiter.
Kryetaret e Partisë se majte (Die Linke) jane Katja Kipping dhe Bernd Riexinger ndersa kryetaret e grupit te saj parlamentar ne Bundestag jane Sahra ëagenknecht dhe Dietmar Bartsch.)

Edhe një PS.
Nuk duroja dot pa shkruar diçka sepse këto zhvillime rrisin gjasat edhe më shumë për depresionin e Janarit” shkruan Ferati në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles