16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ish shefi i UNMIK’ut: BE’ja t’i tregojë Serbisë si të sillet me ligjet ndërkombëtare

Ish shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, e ka cilësuar si ‘skandaloz’ veprimin e Serbisë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar si një ‘përpjekje të qëllimshme për ta minuar Kosovën’.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Jessen Petersen, tha se ‘Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin’ dhe se ajo ‘qëllimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës”.

Ai tha se BE-ja “ka përgjegjësi të caktuar që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe t’ia bëjë të qartë Serbisë se duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.

Sipas tij, “BE-ja duhet t’i tregojë Serbisë se [kjo sjellje] do të ketë implikime për ambiciet e saj në procesin e integrimeve”.

Soren Jessen-Petersen ishte në krye të misionit të OKB-së në Kosovë, në kohën kur, atëbotë, kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Zoti Jessen-Petersen, një gjykatë në Francë e ka liruar Ramush Haradinajn dhe nuk do ta ekstradojë në Serbi, siç e kanë kërkuar autoritetet në Beograd. Çfarë paraqet ky zhvillim?

Soren Jessen-Petersen: E shoh gjithë këtë zhvillim si thellësisht të papranueshëm ose skandaloz. Por ai tregon dy gjëra; e para, se Ramush Haradinaj është një njeri që në të kaluarën ka respektuar rendin dhe ligjin, me shumë vështirësi të theksuara, por ai e ka respektuar rendin dhe ligjin.

Ai është liruar dy herë nga një gjykatë ndërkombëtare dhe nuk ka pasur nevojë që të ketë një apel të dytë por ai e ka pranuar këtë. Për dallim nga Ramushi, është e qartë se Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin dhe mbase as edhe e dinë se çfarë do të thotë rendi dhe ligji. Mendoj se është skandaloze që ata kanë vazhduar përgjithësisht të veprojnë në këtë mënyrë.

Megjithëkëtë, urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë parë përgjithësisht si ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës?

Soren Jessen Petersen: Po kjo është mbase edhe arsyeja kryesore pse Serbia e mbanë qëndrimin e saj, sepse të gjithë e dimë se disa udhëheqës politikë atje, përfshirë edhe ata që janë në pushtet sot, ende nuk e pranojnë se Kosova është një shtet i pavarur. Kosova në fakt është një shtet i pavarur dhe Serbia qëllimisht po ndërhynë në çështjet e brendshme.

Por, atëherë çfarë duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare me këto urdhër-arreste dhe me, sic thoni ju, ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Kosovës?

Soren Jessen-Petersen: Unë besoj se BE-ja ka përgjegjësinë kryesore. BE-ja e ka zhvilluar këtë dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i bazuar mbi mirëkuptim dhe një dialog ndërmjet dy shteteve. Prandaj BE-ja ka një rëndësi të madhe për dialogun. Ajo ka të drejtë kur thotë se dialogu është i rëndësishëm. Por mendoj se është një përgjegjësi e caktuar për BE-në që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe që ta informojë qartë Serbinë se ajo duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Gjithashtu se do të ketë implikime për ambiciet e Serbisë në procesin e integrimeve, sepse kjo shumë qartë është bërë për ta minuar Kosovën.

Meqë po flasim për BE-në, rasti Haradinaj ka patur një ndikim të drejtpërdrejt në dialog. A po shndërrohen urdhër arrestet në pengesë më të madhe të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Soren Jessen-Petersen: Natyrisht se po, sepse urdhër arrestet janë të bazuara në të kaluarën. Serbia asnjëherë nuk ka treguar gatishmërinë për pajtim. Ajo duhet të përqëndrohet në sundimin e ligjit brenda saj. Ashtu siç e thash edhe më heret, BE-ja duhet ta informojë qartë se ky dialog është në konceptin e përpjekjeve të BE-së për të ecur përpara në rajon, të punojë në ndërtimin e marrëdhënieve të sinqerta me vendet e tjera të rajonit duke ecur drejt një momenti kur të gjitha këto vende do të mund të integrohen në BE.

Gjithnjë përderisa kemi një shtet, që qartazi nuk do të sillet në këtë mënyrë dhe këtë e shohim në ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, rajoni nuk do të mund të ecë përpara prandaj përgjegjësia kryesore bie mbi BE-në që ta bëjë të qartë se cilat janë kërkesat.

Por, BE-ja përballet sot me problemet e saj të brendshme, përfshirë këtu edhe BREXIT-in. Kjo përputhet me kohën kur Ballkani Perëndimor nuk e sheh një perspektivë të qartë Evropiane. Marrë parasysh gjithë këtë, a po e shohim në rajon kthimin e sjelljeve nacionaliste?

Soren Jessen-Petersen: Nuk e di nëse në përgjithësi shohim kthimin e një lloj sjelljeje dhe qasjeje nacionaliste. Por, është e qartë se gjithnjë përderisa BE-ja vepron në këtë mënyrë, kur sic mund të imangjinohet ata nuk shohin asnjë problem në rajon dhe në anën tjetër nuk ecin përpara aktivisht për ambiciet e rajonit që të integrohet në BE, me këtë pasivitet nga ana e BE-së ekziston një rrezik që nacionalistët shkatërrues në rajon e shohin një rast që të trazojnë paqen që ekziston në rajon.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles