16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa katër ditë në Bruksel – deri më tani ka realizuar veç një takim

Kryeministri Isa Mustafa ka shkuar në Bruksel me idenë që të shtyjë përpara propozimin e tij që BE t’ua heq vizat kosovarëve pa e aprovuar tani demarkacionin. Por, Zyra e Kryeministrit nga kryeqyteti europian ka dërguar njoftimin vetëm për një takim, atë me Komisionerin Dimitris Avramopoulos.

Përveç që nuk i ka ecur propozimi tek europianët që demarkacioni të pezullohet përkohësisht si kriter për liberalizimin e vizave, Kryeministri i ka shpenzuar në Bruksel 4 ditë vetëm për një takim.

Përveç me Avramopoulos, Mustafa ka paralajmëruar takim edhe me Kreun e Partive Popullore Europiane (EPP) Joseph Daul por takimi deri më tani nuk ka ndodhur. Bashkëpunëtorë të Kryeministrit Mustafa nuk po e pranojnë se misioni i tij në Bruksel ka dështuar, por Zyra e Kryeministrit tashmë e ka pranuar se propozimi i Mustafës nuk ka kaluar, pasi mbrëmë kanë deklaruar se demarkacioni do të nxirret për votim javën e ardhshme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles