6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aeroporti i Prishtinës kontribuon në mbrojtjen e mjedisit (Foto)

Përveç investimeve të mëdha në infrastrukturën e aeroportit si dhe zhvillimin e linjave dhe shërbimeve të reja, kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës po vazhdon me praktikat e mira në mbrojtjen e mjedisit sipas standardeve ndërkombëtare të parapara.

Me qëllim të rritjes se vetëdijes te gjeneratat e reja për rolin tonë në mjedisin ku jetojmë, fëmijët e stafit të kompanisë Limak janë bërë pjesë e projektit të mbjelljes së drunjëve afër terminalit të ANP “Adem Jashari”. Me këtë rast ata janë shfaqur mjaft entuziastë, duke patur mundësi që t’i emërojnë drunjët e mbjellur me emrat e tyre dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në gjelbërimin e hapësirave përreth terminalit ku prindërit e tyre punojnë.

“Ne si Limak përpiqemi maksimalisht që të aplikojmë praktika të mira mjedisore në vendet ku ushtrojmë biznesin. Në këtë mënyrë ne shpresojmë që kontributi ynë të shërbejë si pikë referuese për kompanitë e tjera që të ndjekin rrugën tonë në trajtimin e kësaj çështje” – deklaroi drejtori gjeneral i Limak Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Aeroporti i Prishtinës operon sipas standardit ISO14001 dhe është shpërblyer viteve të fundit me disa çmime ndërkombëtare për praktikat e mira mjedisore të aplikuara, ndër të tjerash edhe me Green World Award, International CSR Excellence, Green Europe Champion 2015 dhe Green World Bronze Award.

Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar ishte certifikuar poashtu në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte (ang. Airport Carbon Accreditation) për kontributin e dhënë në përcaktimin e burimeve dhe kalkulimin e emetimit të gazrave sere në baza vjetore brenda kompanisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles