13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Edhe Rugova thotë se LDK do të kërkojë shkarkimin e Thaçit, nëse prishet koalicioni

Deri më tani dy zyrtarë të lartë në LDK janë shprehur se nëse PDK insiston në prishjen e koalicionit me LDK-në, atëherë kjo e fundit do të kërkojë shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit të vendit, kjo pasi zgjedhja e presidentit ka qenë pjesë e marrëveshjes së partnerëve të koalicionit.

Pas Arben Gashit, i cili të martën deklaroi se nëse prishet koalicioni PDK-LDK, kjo e fundit do të kërkojë që të shkarkohet presidenti, edhe nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, ka deklaruar të njëjtën gjë.

Rugova për Gazetën Express, është shprehur se partia e tij do të kërkojë që të zbatohet marrëveshja e arritur. Ai thotë se dikush po mundohet që ta vërë në kurth kryeministrin Mustafa.

Në marrëveshjen për koalicion në mes të PDK-së e LDK-së, të nënshkruar në vitin 2014 për qeverisje, të dy këto subjekte politike ishin marrë vesh që për kandidat për president ta votonin Hashim Thaçin.

Pika 6, Neni C, i kësaj marrëveshje thotë se “…për pozitën e presidentit të Republikës së Kosovës do të votohet kandidati i propozuar nga PDK-ja, pas përfundimit të mandatit aktual në përputhje me Kushtetutën- z. Hashim Thaçi”.

E deputetët e kësaj partie po thonë se nëse PDK-ja e prish koalicionin me LDK-në atëherë kjo e fundit do të kërkojë që të rishqyrtohet çështja e Presidentit Thaçi.

Ndërkohë nënkryetari i kësaj partie, për gazetën express ka thënë se lideri i partisë së tij, Isa Mustafa nuk ka dështuar rreth çështjes së Demarkacionit. Madje, ai është shprehur se dikush po mundohet që ta fusë në kurth kryeministrin e vendit.

“…Unë nuk mendoj që ka dështuar Isa Mustafa rreth çështjes së Demarkacionit. Kjo çështje është e përfunduar para ardhjes së tij në pozitën e kryeministrit. Nuk bëhet as koalicioni e as Qeveria me të ‘futne’. Nëse një marrëveshje është krijuar, atëherë duhet të respektohet”, ka deklaruar Rugova.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles