6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK kërcënon LDK-në: Nëse nuk pranon marrëveshje për zgjedhje, e mbështesim mocionin

Pamundësia për ta kaluar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi ka bërë qe Partia Demokratike e Kosovës, t’i sheh zgjedhjet e parakohshme si opsion për tejkalimin e gjendjes politike në vend.

Madje, besohet se dhjetëditëshi i ardhshëm pritet të jetë përcaktues për fatin e koalicionit qeveritar.

Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, po zotohen se nëse brenda javës së ardhshme nuk arrihet një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së për të shkuar në zgjedhje, atëherë ata do ta nënshkruajnë mocionin dhe njëkohësisht do ta votojnë atë.

Në kushte anonimiteti disa nga ta kanë thënë për ‘Indeksonline’, se kryeministrit Mustafa i është thënë se më mirë të pranojë të shkojë në zgjedhje me marrëveshje se sa të shkojë duke u rrëzuar nga mocioni i mosbesimit nga opozita.

“Do të presim deri në javën e ardhshme dhe nëse PDK e LDK nuk merren vesh për zgjedhje të parakohshme, atëherë do ta nënshkruajmë mocionin për rrëzimin e Qeverisë i iniciuar nga partitë opozitare”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë tashmë është nënshkruar nga të gjithë deputetët opozitar.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kanë thënë se nëse dështon në Kuvend ratifikimi i demarkacionit, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles