24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

NISMA thotë se i kanë votat për rrëzimin e qeverisë

Opozita i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë e Isa Mustafës dhe se procedimi i mocionit në Kuvend do të bëhet brenda afatit ligjor.

Kështu ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Nisma-s për Kosovën, Valdete Bajrami.

“Derisa po flasim për ditën se kur do të procedohet kjo veç nënkupton që i kemi. Kështu që ne jemi në bisedim për votën për me marr votën e secilit deputet nga pozita për ta rrëzuar këtë Qeveri. Besoj se do të jetë numri i mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë e zotëri Mustafa”, ka thënë ajo.

Pavarësisht se shprehet e bindur që e kanë mbështetjen e deputetëve të opozitës, por edhe disa të pozitës për mocionin ndaj Qeverisë, Bajrami thotë se nuk po kanë guxim ta dërgojnë në Kuvend.

“Për shkak të mungesës së deputetëve ne nuk po guxojmë ta marrim ndonjë vendim, pasi që siç dihet duhet të jenë së paku 61 deputetë në Kuvend dhe jemi në bisedim me secilin deputet, pos atyre që i kemi marrë nënshkrimet të kërkojmë edhe votën e tyre, pasi që iniciativa jonë përkrahet për mocion dhe duhet të ketë edhe mbështetjen për votim”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

E sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Nisma për Kosovën vazhdon të ketë qëndrimin e njëjtë. Shefja e deputetëve të Nisma-s thotë se nuk do ta votojnë asnjëherë versionin aktual të tij.

“Nisma për Kosovën do t’i thotë jo kësaj marrëveshje derisa zotëri Mustafa dëshiron që të njëjtën ta sjell në Kuvend qëndrimi jonë është i njëjtë do ta kundërshtojmë dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje nuk kalon”, ka thënë ajo.

Ajo ka falënderuar të gjithë deputetët, por edhe ekspertët që janë kundër kësaj marrëveshjeje e cila sipas saj, nëse do të kalonte do ta dëmtonte rëndë Kosovën.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles