19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Emergjenca, nëntë shtretër reanimimi për gjithë Kosovën

Klinika Emergjente në QKUK ka një dhomë reanimimi me vetëm nëntë shtretër për rreth dy milionë banorë sa ka Kosova. Në një aksident ku do të pësonin më shumë se nëntë persona, mjekët thonë se duhet menduar menjëherë improvizimin, raporton rtklive.com. Objekti i ri në ndërtim po shihet si “shpëtim”, jo vetëm për qytetarët por edhe për stafin mjekësor.

Një auto ambulancë vjen me shpejtësi dhe gjen vend në hollin e ndërtuar dy vite më parë, në hyrje të Klinikës Emergjente. Po aq shpejt nxirret një person, që futet në dhomën e reanimimit. Mjekët thonë se kishte pësuar në një aksident trafiku, raporton rtklive.com.

Por, sistemimi i tij nuk ishte edhe aq problematik, derisa në atë moment, nuk kishte raste tjera të aksidentuarish.

Nëse numri i aksidentuarve shkon mbi nëntë persona, mjekët në Klinikën Emergjente në QKUK, thonë se duhet të mendojnë menjëherë për improvizimin e hapësirave.

Kjo, pasi Klinika Emergjente e QKUK-së, i vetmi shërbim emergjent i nivelit terciar në Kosovë, ka vetëm nëntë shtretër në dhomën e reanimimit.

Drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani, thotë se kanë fluks të madh të rasteve kurse në objektin aktual kapacitetet i kanë të mangëta.

“Kemi 9 shtretër në reanimim”, ka thënë Lenjani, sipas të cilit, Emergjenca ka edhe 4 shtretër për lëmitë interne, 3 për kirurgji, 2 shtretër për sallën e vogël të intervenimeve, transmeton rtklive.com.

Lenjani gjitha shpresat i ka në objektin e ri që është në ndërtim e sipër, e që sipas tij, pritet të plotësoj nevojat për qytetarët e Kosovës.  “Tashmë është duke u ndërtuar kati i tretë i objektit të ri”, ka thënë për rtklive.com, drejtori Basri Lenjani. Sipas tij, punët po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

Lenjani është optimist se gjatë vitit  2018 Emergjenca do ta ketë objektin e ri e ku mundësitë janë shumë më të mira për të ofruar shërbime më cilësore emergjente.

Drejtori Lenjani apelon edhe tek njësitë tjera mjekësore, që drejt Emergjencës të nisin vetëm rastet emergjente, që të mos pengohet stafi në ofrimin e shërbimeve që vërtetë janë emergjente.

Ndryshe, Klinika e re Emergjente që po ndërtohet do të ketë një sipërfaqe bruto prej 17.359 metra katrorë, do të ketë 20 salla të operacionit të kategorive të ndryshme dhe shërbime të tjera që lidhen me Kujdesin Shëndetësor Emergjent.

Tenderi për ndërtimin e saj është shpallur në mars 2015, ndërsa kontrata është nënshkruar në qershor 2016 me operatorin ekonomik “Al Trade” në vlerë rreth 8 milionë euro. Investitor është Ministria e Shëndetësisë, kurse gurthemeli është vënë në korrik të vitit 2015. Mbi objektin e Emergjencës është paraparë edhe një pistë për aterim helikopterësh.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles