19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Pajaziti: Kryeministri ta kryejë punën, ta sjellë Demarkacionin në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, tha për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi dhe deputetët janë në pritje të procedimit të Marrëveshjes së Demarkacionit nga Qeveria, duke qenë se, siç thotë ai, me këtë çështje janë lidhur shumë procese të rëndësishme të Kosovës.

PDK-ja, theksoi Pajaziti, i ka paraqitur tashmë qëndrimet e veta dhe partneri i koalicionit, në këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka përkrahjen e duhur. Por, sipas Pajazitit, tashmë është koha kur kryeministri Mustafa duhet të veprojë dhe ta procedojë marrëveshjen për ratifikim në Kuvend.

“Në po presim që kryeministri të merret tashmë jo vetëm me partinë e vet, por edhe me përgjegjësitë që i ka, edhe me qeverinë, në mënyrë që ta sjellë marrëveshjen në Kuvend”, u shpeh Pajaziti.

Pajaziti tha se situata aktuale rreth Demarkacionit duhet të zhbllokohet dhe të shkohet tutje.

“Mendoj se kryeministri e ka detyrën e tij, obligimin e tij, si në planin ligjor ashtu edhe në atë kushtetues. Ai e ka pasur mbështetjen e koalicionit që ta çojë këtë çështje përpara. Presim që ai të bëjë punën e tij sa më parë e sa më shpejt”.

“Mendoj se jemi vonë më këto procese dhe nuk e di pse po hymë në këtë fazë ende me dilema për demarkacionin”, tha Pajaziti.

Pas një bisede telefonike që Kryetari i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka zhvilluar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, javën e kaluar, Veseli kishte deklaruar se janë pajtuar që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend gjatë kësaj jave.

Demarkacioni aktual po kundërshtohet nga opozita dhe një numër i deputetëve nga radhët e partive në pushtet, çka po e pamundëson arritjen e 80 votave të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes.

Çështja e demarkacionit, që u ndërlidh me procesin e liberalizimit të vizave nga Komisioni Evropian, vitin e kaluar, u ngrit sërish gjatë vizitave në Kosovë të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe senatorit amerikan, John McCain.

Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit në gusht në vitit 2015 në Vjenë. /REL/.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles