18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Rregullat e detajuara nëse Reali e Barça përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në El Clasico dhe kështu hapi garën për titull.

Los Blancos kanë një ndeshje më pak, por kush do të shpallej kampion në rast se kampionati përfundon me pikë të barabarta:

Në rast se klubet kanë luajtur dy herë mes vete:

Në rast se barazimi i pikëve është mes dy klubeve, atëherë titulli i takon asaj që ka gol dallim më të mirë në lojërat e ndërsjella (pa rregullin e golit si mysafir).

Në rast se barazimi është më shumë se dy klubeve, atëherë shikohen lojërat e ndërsjella:

a) Pikët e përballjeve direkte

b) Gol dallimi i përballjeve direkte

c) Golat e shënuan në ndeshjet direkte

Në rast se ndeshjet e ndërsjella nuk janë luajtur mes klubeve, ose barazimi nuk zgjidhet nga rregullat më lartë atëherë:

a) Gol dallimi total

b) Totali i golave të shënuar

Në rast se as kjo nuk e zgjedh fituesin, atëherë shikohet Fair Play:

a ) kartonët e verdhë, një pikë

b ) Kartonët e dyfishtë të verdhë/përjashtimet, dy pikë

c) Karton i kuq direkt, tre pikë

Suspendimi apo diskualifikimi i trajnerit, apo i ndonjë anëtari tjetër nga personeli i klubit penalizohet me pesë pikë.

Sjelljet jo të mira nga tifozët: mesatare pesë pikë, serioze gjashtë, shumë serioze shtatë dhe mbyllja e stadiumit penalizoht me 10 pikë në llogaritjen e brendshme finale.

Në as me rregullat e lartë përmendura nuk vendoset kampioni, atëherë do të luhet një ndeshje shtesë në stadium neutral.

Gjithsesi në rastin konkret mes Realit dhe Barcelonës në sezonin 2016/17, në rast se pikët në fund të kampionatit do të ishin të barabarta, titulli do ti takonte Barçës pasi ka një fitore dhe barazim në ndeshjet e ndërsjella me Real Madridin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles