11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Raporti shqetësues i IAP: Në Qendrën Korrektuese në Lipjan ushtrohet dhunë ndaj të miturve

Të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, mbahen me qëllimin që të përmirësohen për veprat penale që kanë kryer, ndonëse nuk i njeh ligji për t’i dënuar.

Mirëpo, përmirësimi nuk duket të jetë forma e vetme për të cilën të miturit mbahen brenda grilave, në pendesë për veprimet që kanë kryer, shkruan Indeksonline.

“Dajaku” është mjet tjetër që zyrtarët korrektues në këtë qendër kanë zgjedhur të përdorin ndaj të miturve. Të paktën kështu ka ngritur dyshimet institucioni i avokatit të Popullit.

Në raportin vjetor të punës të këtij institucioni, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT), gjatë vizitës në këtë qendër ka pranuar ankesa prej të miturve se ndaj tyre përdoret dhunë e tepruar e forcës prej zyrtarëve korrektues.

“…MKPT ka pranuar disa ankesa nga të miturit lidhur me përdorimin e tepruar të forcës nga disa zyrtarë korrektues. Ankuesit pretendonin se disa zyrtarë korrektues pa ndonjë arsye përdorin forcë të tepruar”, thotë raporti i IAP.

Deklaratat e kundërta të Qendrës Korrektuese në Lipjan me avokatin e Popullit:

Të njejtën nuk e thotë Qendra Korrektuese në Lipjan. Indeksonline ka dërguar pyetje në Qendrën Korrektuese për të kuptuar nëse dhuna ndaj të miturve po vazhdon të përdoret.

Mirëpo Heset Loku, Drejtor i  kësaj qendre ka mohuar se ka parë të alarmohet për dhunë të tillë në raportin e avokatit të popullit.

“Unë e kam raportin e avokatit të Popullit, nuk kam asi raporti që ju po thuani. Po tash është e juvja. Raporti që më ka dërgu avokati i Popullit nuk është asisoji. Edhe nuk ka asnjë rast të deklarimit të dhunës”, ka thënë drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Pavarësisht insistimit për të kuptuar mbi rastet e dhunës që janë raportuar nga të miturit, Indeksonline nuk ka arritur të marr ndonjë sqarim nga ky institucion.

“Për ç’do informacion drejtonu te drejtori i përgjithshëm edhe nëse ai pajtohet me iu dhan komentet e mia lidhur me këtë”, është shprehur Loku.

Sidoqoftë përveç dhunës që pretendohet se përdoret nga zyrtarët korrektues ndaj të miturve, e njëjta përjetohet edhe mes bashkëmoshatarëve.

Shenjat e dhunës që MKPT ka vërejtur janë dëshmia më e mirë.

“MKPT, po ashtu, ka vërejtur se te disa të mitur ende mund të vërehen shenja dhune që u shkaktuan gjatë konflikteve ndërmjet tyre. MKPT e ka njoftuar drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan me pohimet e të miturve, shqetësimet e shprehura dhe kërkoi që të hetohen pohimet për përdorim të tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve korrektues. MKPT ka kërkuar që të njoftohet me rezultatin e hetimeve”.

Por një keqtrajtim i tillë thuhet se nuk është pranuar nga femrat e dënuara të cilat akomodohen qendrën e njejtë.

“ MKPT nuk ka pranuar asnjë ankesë për keqtrajtim apo përdorim të forcës së tepruar nga femrat e dënuara, të paraburgosura dhe të mitura të cilat akomodohen në këtë qendër”.

Veprat për të cilat të miturit mbahen brenda grilave u takojnë natyrave të ndryshme, vjedhje, vrasje e përfshirje në grupe terroriste. Dënimet e tilla sipas ligjit sillen nga 5 deri në 10 vite.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles