7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Mediet ruse: Shqipëria po e shantazhon BE-në me Kosovën

Duke komentuar qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria mund të bashkohet me Kosovën, nëse venitet perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit në Bashkimin Europian, Demo Berisa, presidenti i Shoqatës së Shqiptarëve në Serbi, shpjegon për median ruse “Sputnik” (edicioni në Serbi) se çfarë fshihet vërtetë pas kësaj deklarate.
“Rama po përpiqet që të ulet në dy karrige. Në njërën anë, ai po promovon idenë e integrimin në Bashkimin Evropian, dhe në anën tjetër, ai është duke punuar mbi idenë e krijimit të së ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”. Gjithsesi, idea e tij nuk përkrahet në Shqipëri, kështu që ai është duke i kërkuar mbështetjen e komunitetit shqiptar jashtë kufirit, me shpresën se kjo retorikë do ta ndihmojë atë të qëndrojë në pushtet”, u shpreh Berisa për Sputnik.

Berisa gjithashtu evidentoi se pjesa më e madhe e opozitës në Shqipëri, ndjek principe thelbësisht ndryshe nga qëndrimet e kryeministrit, dhe deklaratat e tij nuk duhet të trajtohen si opinion i gjithë popullit shqiptar. Berisa shton se Rama nuk shihet nga njerëzit si lider.

“Ai e ka të qartë këtë. Nëqoftëse e vini re, të gjithë liderët e rajonit, i kthehen nacionalizimit kur i mungojnë metodat demokratike. Rama po përpiqet të bëjë çmos për të mbajtur karrigen e tij, e cila po shkundet. Shanset që ai të humbë në zgjedhje janë të mëdha”, tha Berisa.

Në intervistën e tij të fundit për gazetën amerikane online “Politico”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kërcënoi se Europa do të përballej me një “makth” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e pezullimit të axhendës së zgjerimit të Unionit.

“Rajoni do të kthehet në një zonë gri ku aktorë të tjerë do të jenë më influentë sesa Bashkimi Europian”, tha Rama.

“Disa nacionalistë shqiptarë duan ta shohin Shqipërinë të Bashkuar me Kosovën, territorin me shumicë etnike shqiptare në verilindje, shtet i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Partia më e madhe opozitare në Kosovë do të mbajë një referendum për bashkimin me Shqipërinë, edhe pse kjo bie ndesh me kushtetutën e Kosovës”, thuhet në artikullin e botuar në faqen e webit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles