5.4 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

“Mustafa nuk e burgos kauzën, edhe po të urdhëroi për burgosjen e gjithë deputetëve”

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se presidentit vendit Hashim Thaçi kishte në mendje përfitimet afatshkurte politike kur paralajmëroi shndërrimin e FSK-së në Ushtri pasi sipas saj e gjitha çfarë ai dëshiroi, ishte që të rehabilitonte figurën në rënie të tij.

Madje sipas deputetes Kadaj Bujupi çështja e rënies së Qeverisë së Kosovës është vetëm çështje kohe dhe se demarkacioni vazhdon të jetë i kundërshtuar tash e dy vite nga shumica e vendit dhe se demarkacionit nuk mund të jetësohet në këtë variant që është tani.

“Ne kemi paralajmëruar qe Ushtria s’është lojë dhe as sferë për përfitime afatshkurta politike siç veproi Thaçi kur paralajmëroi shndërrimin e FSK-së në Ushtri përmes ligjit ose thënë me drejtë avancimin e rolit të FSK-së. Kjo nismë siç po shihet edhe njëherë konfirmoi faktin se nuk kishte për qëllim krijimin e ushtrisë, por rehabilitimin e figurës në rënie të Thaçit, përmes një çështje kaq të ndjeshme emocionale për qytetarët por mbi të gjitha jetike për shtetin”, ka thënë Kadaj-Bujupi për Indeksonline.

Sipas saj dështimi erdhi pikërisht nga një politikan i dështuar i cili sipas saj për ushtrinë nuk është konsultuar me asnjë nga partnerët e fuqishëm ndërkombëtar dhe nuk ka koordinuar këtë çështje me askënd përveç me kryeministrin serb, Vuçiq të cilin edhe e ka telefonuar vetë.

“Rezultati s’ka si të jetë tjetër përveç dështim por edhe vonesë edhe dobësi i rikonfirmuar për të satën herë që pushtetarët nuk kanë as dije as guxim e as vullnet që çështjet në interes të vendit i shtyn përpara”, ka shtuar deputetja Kadaj-Bujupi.

Sipas saj as kryeministri dhe askush tjetër nuk mund të veproj në kundërshtim të proceseve shoqërorë të cilat janë të pandalshme.

“As kryeministri dhe askush tjetër nuk mund të veproj në kundërshtim të proceseve shoqërorë të cilat janë të pandalshme pavarësisht që duke qenë në pushtet, ai shtypi vullnetin popullit, protestat masive, peticionet, kundërshtarët e të tjerë”, ka vazhduar Donika Kadaj Bujupi.

Ndryshe duke folur për demarkacionin, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka cilësuar se edhe dy vite pas, kundër demarkacionit vazhdojnë të jenë shumica.

“Pra,e gjithë shoqëria; rrjedhimisht i njëjti nuk mund të jetësohet në këtë variant edhe nëse Isa Mustafa urdhëron burgosen e të gjithë deputetëve dhe aktivistëve kundërshtar, ai nuk do t’ia dal sepse nuk mund ta  burgos kauzën, ajo do të jetoj në çdo qytetarë të këtij vendi i cili është kundër faljes së territorit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Sipas deputetes Donika Kadaj-Bujupi, rënia e qeverisë është vetëm çështje kohe.

“Angazhimi jonë për të ndalë të keqen nuk ka filluar tani e as nuk ndalet me një proces çfarëdo qoftë ai. Kjo qeveri kahmoti ka humbë legjitimitetin e vet duke mos e respektuar kushtetuan e vendit dhe interesat e popullit, si e tillë është jolegjitime dhe po rrokulliset duke u tkurrur bashkë me subjektet që e përbëjnë koalicionin. Kur do të bie formalisht, është vetëm çështje kohe, e rëndësishme është që pas rënie së Qeverisë së Kosovës disa politikan të mos i përsërisin gabimet e njëjta të cilat mund të prodhojnë efekte të ngjashme siç ndodhi në dhjetorin e vitit 2014”, ka  shtuar deputetja Kadaj-Bujupi.

Ndërkaq duke komentuar paralajmërimet për mundësin e  sulmeve terroriste në vend dhe gjendjen e sigurisë në përgjithësi, deputetja Kadaj-Bujupi i ka cilësuar paralajmërimet e tilla si përpjekje për t’u viktimizuar tani kur institucionet kanë humbur besimin.

“Po mendoj që janë përpjekje për tu viktimizuar tani kur kanë humbë besimin. Pushtetet autoritare sundojnë duke frikësuar masat kjo është një përpjekje e tillë “, ka përfunduar Kadaj-Bujupi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles