7.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

MINISTRI JEVTIQ THOTË SE SERBËT NË ISTOG PO KËRCËNOHEN, POLICIA E MOHON

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se trembëdhjetë familjet e kthyera serbe në Lubozhdë të Istogut ishin të ekspozuar ndaj kërcënimeve verbale gjatë natës së Pashkës, shkruan Tanjug

Jevtic ka thënë se persona të panjohur hodhën fishekzjarre në mbrëmje në shtëpinë ku janë vendosur të kthyerit serbë. Jevtiç po ashtu ka thënë se serbët u janë nënshtruar kërcënimeve verbale dhe se është shqetësuese që në ato momente ata nuk kanë asnjë mbrojtje.

Por, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë për Gazetën Insajderi se në atë fshat ka pasur aheng familjar, ku fëmijët kanë hedhë 2-3 fishekzjarre. Ai ka thënë nuk ka pasur të shtëna armësh.

“Mund të ketë pasur ndonjë aheng familjar në afërsi të fshatit Lubozhdë ku fëmijët kanë përdorë dy apo tre fishekzjarrë. Nuk ka pasur të shtëna armësh dhe nuk ka pasur ankesë nga askush në policinë e Kosovës për këtë rast”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Xhevat Ibra.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles