-0.9 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

A do t’i bindë Isa Mustafa deputetët e LDK-së për Demarkacionin?

Kryeministri i Kosovës njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa, sot gjatë ditës do ta mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në pikat e rendit të ditës do të diskutohet lidhur me qëndrimet politike të LDK-së në procesin e liberalizimit të vizave dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Në ftesën të cilën e ka siguruar Gazeta Express, e që e njëjta u është dorëzuar anëtarëve të këshillit të LDK-së, kryeministri Mustafa me anëtarët e LDK-së do të diskutojë edhe për çështjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ndryshe, kryeministri i Republikës, njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para pak ditësh ka thënë se këtë muaj pritet të procedohet në Kuvend Marrëveshje e vijës kufitare me Malin e Zi.

Vlen të theksohet se LDK-ja ende nuk ka siguruar votat për ta miratuar këtë çështje. Mbledhja do të fillojë sot rreth orës 16:00.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles