8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq – Daut Haradinajt: Mos nxit dhunĂ« dhe urretje

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka dënuar deklaratat e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Daut Haradinaj, vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, tha dje në një intervistë në RTV Dukagjini se mund të bëhet luftë nëse ekstradohet Ramush Haradinaj në Serbi.

“Ne i dënojmë fuqishëm kërcënimet e reja që vijnë me plot ankth nga njerëzit në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Gjuriq, raporton agjencia e lajmeve Tanjug.

Sipas Gjuriq, Kosovës në këtë situatë nuk i duhet nxitja e dhunës.

“Është esenciale që në Kosovë dhe Metohi të jetë një atmosferë e tolerancës dhe respektit të ndërsjell, jo nxitjes së dhunës dhe urrejtjes”, ka thënë Gjuriq.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles