9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Dauti kërcënon me luftë nëse Ramushi ekstradohet në Serbi (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, tha ai.

I bindur se demarkacioni nuk ka gjasa të marrë votat e parlamentarëve, Haradinaj i bën thirrje Qeverisë që këtë marrëveshje ta sjellin sa më shpejt për votim, në mënyrë që ajo të dështojë,

“Unë shumë do të kisha pas qejf që kryeministri mos ta vonojë e që ta sjell Demarkacionin. Madje, kryeministri është dashtë me 1 shtator të vitit të kaluar ta hedh në votim, kur erdhi në sallë dhe e tërhoqi vet. Sa më shpejt që e sjell, aq më mirë është, se edhe i jepet zgjidhjet këtij problemi që tash e sa kohë po e mban Kosovën zvarrë”, tha ai.

Mocioni i votëbesimit, sipas nënkryetarit të AAK-së, mund ta rrëzojë Ekzekutivin brenda muaji, derisa shprehu bindjen e tij se subjektet politike të tanishme qeverisëse, do të mposhten në zgjedhjet e ardhshme parlamentare – pikërisht nga opozita.

https://www.youtube.com/watch?v=orhAZhiGD_U

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles