6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

May, mesazh për Vuçiç: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën

Si për ta dëshmuar edhe një herë interesin e Britanisë për Ballkanin, kryeministrja Theresa May përgëzoi Aleksandar Vuçiçin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, por shtoi se pret nga ai normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Serbia luan rol kryesor në sigurimin e stabilitetit në rajon dhe shpresoj se gjatë mandatit tuaj presidencial do të vazhdoni të arrini përparim në dialogun me Prishtinën dhe në standardizimin e këtyre marrëdhënieve, të cilat kanë një rëndësi themelore për paqen”, citojnë mediat serbe në tekstin e urimit të shefes së ekzekutivit britanik për kryetarin e ri të shtetit Serb.

Komisioni Europian dhe vendet anëtare ende nuk e kanë dhënë vlerësimin e tyre përfundimtar mbi zgjedhjet presidenciale serbe, duke qene se pritet akoma raporti i OSBE-së. Por në dokumentin që ka arritur të shohë DW, theksohet se fushata parazgjedhore pati probleme sepse Vuçiç i dominoi mediat plotësisht.

Në dokument theksohet rëndësia e përparimit në sektorin e sundimit të shtetit juridik në Serbi si dhe liria e mediave.

Nënvizohen si të domosdoshme edhe proceset kundër personave që kanë kryer krime dhe kërkohet bashkëpunimi pa rezerva me Gjykatën e Hagës, por kriteri që dominon mbi gjithë të tjerat mbetet “normalizimi i raporteve me Kosovën”.

Në 27 prill në Beograd do të mbahet takimi i katërt i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim BE-Serbi ku do të konfirmohet edhe përcaktimi i BE-së për mbështetjen e Ballkanit Perendimor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles