9.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa thotë se zgjedhjet mbahen më 2018

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për idenë e opozitës për mocion mosbesimi.

Por ai ka theksuar se zgjedhje nuk do të ketë para vitit 2018.

“Opozita nuk ka punë tjetër. Është e drejtë e tyre që të mendojnë ashtu. Nëse ne punojmë mirë kështu…Nuk kemi probleme tjera. Është në dobi të vendit që të kemi qeveri stabile, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë më partneritetin tonë deri në qershor të viti 2018”, ka thënë ai për RTK.

I pari i Qeverisë ka folur edhe për tregun e lirë ekonomik dhe idenë për një treg ballkanik.

Ai tha se Kosova është e interesuar për të lehtësuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomike, por jo për krijim të tregut të llojit të modelit të Ish-Jugosllavisë.

“Për neve nuk ka rikthim të Ish-Jugosllavisë. Ne do të punojmë për barabarësi. Nuk duam të imitojmë Jugosllavinë e re. E kam bërë të qartë edhe në Sarajevë”, ka theksuar Mustafa.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles