6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Çka përfiton Trump nëse mbështet themelimin e Ushtrisë së Kosovës?

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, u ngritën janarin që shkoi, kur një tren u nis nga Beogradi për në Kosovë, e në të cilin shkruante “Kosova është Serbi”. Këto tensionime u thelluan edhe pas donacionit të armëve që Rusia i bëri Forcave të Armatosura Serbe.

Si përgjigje për këtë Parlamenti i Kosovës tani është duke konsideruar transformimin e shërbimit të sigurisë në ushtri, shkruan ‘The Suffolk Journal’, transmeton Klan Kosova.

Në qoftë se presidenti Trump jep ndonjë sinjal aprovimi për ushtrinë e Kosovës dhe ofron mbështetje materiale, kjo do t’i dërgonte një mesazh të qartë Rusisë.

Deklaratat e më hershme të presidentit Trump, kanë lënë për të dyshuar në qoftë se ai do të reagonte ndaj ndonjë agresioni rus potencial ndaj shteteve anëtare të NATO-s.

Ai gjithashtu kishte deklaruar që NATO ka probleme. E komente të tilla jo vetëm që nënvlerësuan këtë aleancë mirëpo inkurajojnë Vladimir Putinin.

Edhe pse Kosova nuk është një nga 28 shtetet anëtare të aleancës, forcat e NATO-s kanë ndaluar kampanjën e Serbisë të spastrimit etik të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, si dhe kanë ndihmuar për vënien e rendit dhe ligjit pas përfundimit të luftës.

Në fjalë të tjera, Kosova sot ekziston falë NATO-s.

Kjo tregon që ka precedent që Amerika ka mbrojtur sovranitetin e jashtëm të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Çka përfiton Trump në qoftë se ai angazhohet për Kosovën?

Fillimisht kjo do të tregonte një angazhim të ri të Amerikës ndaj NATO-s.

Për më shumë në qoftë se ofron material mbështetëse për formimin e ushtrisë në Kosovë, do të dërgonte një mesazh të qartë Moskës që nuk luhet me administratën Trump.

Duke marrë parasysh që të dy administratat ajo Bush dhe Obama, nuk arritën t’i përgjigjeshin pushtimit të Gjeorgjisë dhe Krimesë nga Rusia, respektivisht, një përgjigje për agresionin rus përmes Serbisë, i jep mundësi Amerikës të ketë rolin e një kundërpeshe ndaj provokimeve të Rusisë.

Tutje i jep mundësi presidentit të ri të përforcoj influencën amerikane në Ballkan, kështu duke luftuar influencën e Rusisë në këtë regjion.

Në vend, solidariteti i Trump me Kosovën do t’i ndihmoj për t’i kundërshtuar akuzat që ai është një lodër e Putinit, madje edhe të parandaloj çfarëdo hetimi nga kongresi ndaj administratës Trump për lidhjet me Rusinë.

Një veprim Reganian, përmes së cilit tregon forcë ndaj Rusisë, do të shërbej si pikë definuese e administratës Trump, transmeton Klan Kosova.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles