Super ylli i Barcelonës, Lionel Messi, u ka dalë në mbrojtje lojtarëve të Argjentinës pas kritikave të mëdha.
Ai ka zbuluar edhe një gjë interesante, duke thënë se trofeu më i dashur i fituar nga ai është medalja e artë në Lojërat Olimpike në vitin 2008.Messi me Argjentinën nuk ka mundur të fitojë trofe të tjerë pasi ka humbur në tri finale.
E para në Kupën e Botës në vitin 2014, pastaj dy herë në Kupa Amerika në vitet 2015 dhe 2016.
Messi madje pas humbjes së finales së tretë nga Kili kishte lajmëruar pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës.
“Fjalët që thuhen për kombëtaren duhet të jenë të kujdesshme. Ne e dimë se çfarë ndodh”.
“I kuptojmë të gjithë që kërkojnë për të fituar diçka me kombëtaren. Edhe ne që jemi pjesë e Kombëtares duam të fitojmë Kupën e Botës”.
“Titulli më i çmuar është Olimpiada, sepse ajo është një turne, ku kam luajtur një herë në jetë dhe ku bashkëjeton me shumë atletë nga disiplina të ndryshme”, ka thënë Messi.