10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Azem Syla mund të gjykohet edhe në Zvicër!

Politikani nga Kosova, Azem Syla mund të sillet para gjyqit në Zvicër. Por kjo mund të ndodhë vetëm pasi të ketë përfunduar procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane Soloturner Zeitung.

Pasi saktëson se Syla në Kosovë po gjykohet për mashtrim, pastrim parash dhe korrupsion, gazeta kujton se këto vepra të tij janë kryer nga viti 2006, kohë kur i akuzuari ndodhej në Zvicër, në kantonin e Solothurnit.

Ndonëse Prokuroria Publike e Soloturnit ende nuk ka vendosur për nisje të procedurës, vendimi po afrohet, shkruan gazeta, transmeton albinfo.ch.

Prokuroria në fjalë është informuar se gjatë verës së këtij viti në Kosovë do të zhvillohet gjykimi në procesin për kriminalitet të organizuar, korrupsion, mashtrim, detyrim dhe pastrim parash, ka thënë një zëdhënës i prokurorisë për gazetën e përmendur.

“Prokuroria do të presë vendimin e shkallës së parë dhe pastaj do të vendosë lidhur me rifillimin e procedurës këtu”, ka thënë zëdhënësi.

Më tutje gazeta shkruan se Syla në mes të vitit 2002 dhe 2011 ka marrë ndihma sociale në lartësi prej 480 mijë frangash.

Këtë shumë e ka marrë pa pasur të drejtë, është qëndrimi i Fondit për kompensim, në Kantonin Solothurn dhe për këtë arsye kishte ngritur kallëzim penal në vitin 2012, përcjell albinfo.ch.

Pas hetimeve që zgjatën dy vjet e gjysmë, prokuroria i kishte ndërprerë befasisht hetimet në nëntor 2014.

Ndërsa rifillimi i procedurës mund të merret në konsideratë pasi që në kohën për të cilën Syla akuzohet për delikte të kryera në Kosovë, ai zyrtarisht jetonte në Zvicër dhe merrte ndihma sociale për pesë vite.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles