5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Partnerët e koalicionit të gjejnë zgjidhje për demarkacionin, qytetarët s’mund të mbeten të izoluar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një diskutim në forumin FOL Hapur tha se  partnerët e koalicionit qeveritar PDK-LDK e kanë për obligim të shtyjnë përpara çështjen e demarkacionin për arsye se qytetarët e vendit nuk mund të mbeten të izoluar për shkak të disa deputetëve.

Displaying 4eurofly.jpg

Ai tha se vënia e demarkacionit si kriter nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave është një realitet dhe duhet kuptuar qartë që s’ka liberalizim pa ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Thaçi tha se partnerët e koalicionit duhet të tregojnë si po lëvizin më tutje lidhur me këtë çështje sepse sipas tij, është e padrejtë që qytetarët të mbeten të izoluar për shkak të disa deputetëve.

Sipas tij, Kosova do të vonohet me vite për liberalizimin e vizave nëse nuk kalon Demarkacioni.

Presidenti theksoi po ashtu se Qeveria duhet të lëviz shpejt edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Telegrafi.Thaçi: Partnerët e koalicionit të gjejnë zgjidhje për demarkacionin, qytetarët s’mund të mbeten të izoluar

Kreu i shtetit ka folur edhe lidhur me raportet me Serbinë. Ai tha se është çështje e brendshme e qytetarëve të Serbisë se kë do të zgjedhin për të udhëhequr, por tha se mbetet për të punuar në normalizimin e raporteve ndërshtetërore.

Ai tha se është jetike që marrëveshjet e arritura të zbatohen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles