Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje me familjarët, kishte rrahur motrën dhe nënën e tij.
Viktimat, sipas policisë, kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.