11.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova katër muaj pa Haradinajn, ai beson në lirimin e tij

Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar të enjten pritet të marrë vendim për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj më dyshimin se ai ka kryer krime lufte në Kosovë në vitin 1998-1999.

“Kërkesa për ekstradim nuk ka bazë dhe unë nuk do të dërgohem në Serbi, unë jam viktimë e një persekutimi të vërtet politik për shkak të angazhimit të një Kosove të pavarur”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se e respekton sistemin francez të drejtësisë, por shton se ai nuk mund të kuptojë ngadalësinë e tij, transmeton lajmi.net

“Të gjithë e kuptuan se rasti im është politik, unë shpresoj se kjo gjykatë do të vij në këtë përfundim”.

Haradinaj ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve më Beogradin është dështim.

“Situata e sigurisë është shumë komplekse në rajon dhe terroristët mund të shkaktojnë probleme duke përdorur ndonjë vakum. Ushtria e Kosovës do të kontribuoj për të shmangur atë”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se ai ishte krejtësisht i befasuar dhe i tronditur nga arrestimi i tij, duke pasur parasysh se kishte vizën Shengen dhe pasaportën diplomatike si një ish-kryeministër i Kosovës.

Haradinaj u arrestua më 4 janar në kufirin mes Zvicrës dhe Francës, pas urdhërarrestit serb, ndërsa Serbia kërkoi ekstradimin e tij.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles