10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri thotë se aeroporti i Gjakovës do të shfrytëzohet nga ushtria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka vizituar Aeroportin e Gjakovës, ku ka thënë se është një nga asetat më të rëndësishme të Kosovës i cili mund të shfrytëzohet për shumë të mira të shtetit.

“Është një aset për të cilin ka nevojë Kosova që të shfrytëzohet ose për udhëtarë, për mallra, ose si shkollë e pilotimit ose për FSK-në apo Ushtrinë e ardhshme të Republikës së Kosovës. Ne, gjithsesi do të punojmë në muajt në vijim që ta funksionalizojmë, të sigurojmë që stafi i cili punon këtu të ketë mjete edhe për sigurimin e aeroportit por edhe për mundësinë e operimit të tij”, ka thënë Mustafa gjatë këtij takimi.

Mustafa ndër tjerash ka thënë se “do të zgjidhet edhe çështja e pronave, por para së gjithash çështja e përdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik të këtij Aeroporti. Aeroporti është në vend të mrekullueshëm dhe shumë të përshtatshëm”, raporton Insajderi.

Po ashtu, kryeministri Mustafa bëri të ditur se “janë marrë vesh që ta bëjnë një studim të fizibilitetit nga i cili do të del rezultati konkret se si është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të këtij aeroportit”, ka theksuar Mustafa.

Ndërsa kryeshefja ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, ka thënë se besoj që do të fitojmë të dy anët nga ky takim.

“Njëherësh i ndamë edhe të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat jemi ballafaquar gjatë vitit. Shpresojmë se do të përfitojmë të dy anët nga ky takim. Aeroporti i Gjakovës është aset nacional, është aset shtetëror dhe jemi drejt funksionalizimit të këtij Aeroporti”, ka thënë Gojani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles