-5.8 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

spot_img

Prokurori: Po hetohet edhe një person për sulmin në Kuvend, besohet se gjithsej janë 12 persona

Prokurori Abdurrahim Islami ka treguar se edhe një person tjetër, emrin e të cilit nuk e ka treguar, është duke u hetuar për rastin e sulmit terrorist të 4 gushtit ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Islami këtë e bëri të ditur derisa kundërshtoi në seancën gjyqësore kërkesat e mbrojtjes të së katër aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të akuzuar për kryerjen e këtij sulmi.

“Jemi duke hetuar edhe një person, por provat nuk po arrijmë t’i sigurojmë ende, ndaj edhe nuk kam ngritur aktakuzë”, ka deklaruar prokurori Islami në gjykatë, derisa ka folur për bashkëveprimet e grupit të cilët Prokuroria Speciale pretendon se kryen sulmin në Kuvend.

Prokurori Islami tha se aktakuza asnjëherë nuk thotë se grupi i të akuzuarve Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, veprën penale e kryen si pjesëtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, edhe përkundër faktit se të gjithë janë aktivistë të saj.

“Kjo vepër është kryer në bashkëveprim të këtij grupi, që veten e kanë quajtur ‘Rugovasit 12’, që mua më bën të dyshoj se janë 12 persona gjithsej si grup”, konstatoi prokurori para Gjykatës Themelore te Prishtinës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles